Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtorët e shkollave në Prizren thonë se nuk u është dhënë arsyetim për shkëputje të kontratës

Ishte dita e tij e fundit e punës në këtë shkollë.

Sali Ademaj së bashku me pesë ushtrues detyre të drejtorëve të shkollave të Prizrenit, u larguan nga pozitat nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, pasi iu përfundoi mandati. Largimi i tyre u bë pa konkurs paraprak për zëvendësuesit, kurse njoftimi iu erdhi vetëm përmes zarfit. E kështu nuk ndodhi me dhjetë të tjerë ushtrues detyre të drejtorit në shkolla të Prizrenit, të cilëve po ashtu u përfundoi mandati.

Sali Ademaj, tashmë ish-ushtrues detyre i drejtorit të gjimnazit "Remzi Ademaj" në Prizren, thotë se këto veprime janë antiligjore dhe se, sipas tij, as kryetari vetë nuk ka njohuri rreth çështjeve të arsimit.

"Unë kam kërku të paktën një arsye të më jepet nga kryetari se pse jam shkarku, sepse prej 2018 e te knej nuk kam vlerësim të performancës sime si drejtor. Pra nuk ka arsye, arsyeja e vetme është se jam i papërshtatshëm".

E larguar nga puna si drejtoreshë është edhe Jehona Krasniqi, tashmë ish-drejtoreshë në shkollën fillore “Lekë Dukagjini” në Prizren. Krasniqi thotë se përveçse janë shkelur ligjet, nga detyra janë shkarkuar punëtorët më të shquar të Komunës.

Edhe Haskuka i jep përkrahje Drejtorisë së Arsimit në Prizren Arbëri Haskuka i jep përkrahje Drejtorisë së Arsimit në Prizren

"Sa i përket performancës mund të themi se janë shkarku drejtorët me performancën më pozitive. Nuk e kemi asnjë vërejtje nga DKA-ja as nga inspektorati, por drejtori do t'i jep sqarimet në procedurat e mëtutjeshme", ka thënë ajo.

Por, për këto ankesa nuk dëshiron të dijë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili thotë se në momentin që një ushtruesit të detyrës i përfundon mandati, ai ka mundur të bëjë çka të dojë.

Ndërsa nga opozita thonë se qeverisja lokale e ka degraduar e politizuar edhe më tej arsimin në këto vite. Për rastin në fjalë, premtojnë se nuk do të heshtin.

Totaj tutje ka bërë të ditur se kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme për zhvillimet e fundit në arsim dhe e cila do të mbahet shpejt. E për zgjedhjen e një drejtori ligji e parasheh që të formohet një komision përzgjedhës, i përbërë një anëtar i Drejtorisë së Arsimit, një nga këshilli i prindërve e një nga Ministria e Arsimit.

Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prizren, Sulltan Badallaj, i ka thënë televizionit se Drejtoria e Arsimit nuk i ka paraqitur fare emrat e tyre në mbledhjen e komitetit për politikë dhe financa.

Edhe Komuna e Prizrenit reagon pas akuzave të PDK-së për emërimin e drejtorëve të shkollave Arbëri Komuna e Prizrenit reagon pas akuzave të PDK-së për emërimin e drejtorëve të shkollave

Sipas udhëzimit administrativ numër 15/2019 për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit apo zv/drejtorit në institucion të arsimit parauniversitar, shpallja e konkursit për drejtor bëhet 3 muaj para përfundimit të kontratës së drejtorit apo zëvendësdrejtorit. Ligji po ashtu parasheh ndërprerjen e parakohshme apo zgjatjen e kontratës pa konkurs publik, në saje të performancës së mirë, por që të tilla arsye kryetari i komunës nuk ia ka përmendur televizionit.

Televizioni për këtë çështje e ka pyetur edhe Ministrinë e Arsimit, por nuk ka marrë përgjigje.