Kur para 14 vjetësh, në cilësinë e dekanit të Fakultetit Filozofik, siç e quajnë serbët, të Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë, kishte zbuluar e denoncuar për qindra diploma të lëshuara false, Prof.Dr. Dragi Malikoviq as që i kishte shkuar në mendje se falsifikatorët, që të gjithë, do të kalojnë të pandëshkuar, aq më pak se do të dënohen ata që e denoncuan krimin.
Kështu shkruan “Novosti”, transmeton Koha.net, për rastin e profesorit Malikoviq, i cili pas dhjetë vjet shtyrjesh nëpër gjykata e prokurori është dënuar me gjashtë muaj burgim, ndërsa ata me diploma false tashmë janë gjyqtarë e prokurorë.
“Kur erdha në krye të fakultetit më 2004, zbulova se qindra diploma ishin falsifikuar. Me bashkëpunëtorët mblodha dëshmitë dhe gjithë rastin e denoncova në polici, në Ministrinë e Arsimit dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”, sqaron dr. Malikoviq. “Të gjithëve ua dërgova dokumentacionin e pasur për faktin se persona po marrin diploma pa pasur të dhënë asnjë provim. Ata kishin dhënë deklarata se kanë studiuar në fakultetin tonë deri sa ka qenë selia në Prishtinë, ndërsa në “stuhitë e luftës” dëshmitë për provimet e dhëna kanë mbetur atje. U ishte zënë besë fjalëve të tyre se kishin mbërri të diplomonin dhe kështu u ishin dhënë diplomat. Paraqitëm kallëzime kundër njerëzve që kishin marrë pjesë në falsifikim, por edhe kundër atyre që kishin marrë diplomat” citon “Novosti” atë, transmeton Koha.net.
Sipas tij trajtimi i lëndëve ishte zvarritur deri në skadimin e kohës ligjore... “E pastaj ndodhi kthesa e plotë! Ata që ishin të akuzuar e kthyen fletën dhe e paditën atë për shpifje”...
Ndërkohë denoncuesi i falsifikatorëve ka marrë dënimin e plotfuqishëm gjashtë muaj burgim.
“Nuk kam sqarim tjetër pos se kam prekur ndonjë funksionar emri i të cilit ndodhet në listën e gjatë të pronarëve të diplomave false”, citon “Novosti” Malikoviqin.
-
Dënohen me gjobë 6 të akuzuarit për falsifikim të diplomave
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim diplomash në Malishevë
-
Ngritja e universitetit ilegal në Kosovë, shkollimi i kuadrove nga shteti, mbyllja dhe skandali në Serbi
-
Shkrimet e KOHËS për universitetin ilegal ECDP që shpërtheu si skandal në Serbi shkaku i doktorantëve nga Kosova
-
Mediat serbe shkruajnë për 15 doktorantë nga Kosova në Fakultetin e Kragujevcit