Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drecun beson se Prishtina nuk do ta ndriçojë vrasjen e Ivanoviqit

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar se nuk beson se Prishtina do ta zgjidhë deri në fund vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net.

"Nuk mendoj se ta zbardhet deri në fund”, ka thënë ai për rts

Ai ka theksuar se nuk beson që organet e Kosovës do të dalin me informata të sakta rreth vrasjes dhe kjo, sipas tij, do të mbyllë hapësirën për spekulime.

Drecun e ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit Hashim Thaçi se vrasja është e motivuar etnikisht duke thënë se Thaçi këtë deklaratë është dashur ta bënte pas përfundimit të hetimeve.