Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritjen serbe (SPO) Vuk Drashkoviq, mendon se Serbia duhet ta pranojë realitetin e Kosovës, transmeton Koha.net.
Ai po ashtu fton që të pranohet plani i Marti Ahtissarit i vitit 2007 si themel të vazhdimit të dialogut të Brukselit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Realiteti është se pavarësinë e Kosovës e ka njohur shumica e vendeve të KB-së e të BE-së, se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka marrë vendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel Kartën e KB-së, as të drejtën ndërkombëtare, as Rezolutën 1244 të KS të KB-së,se në të janë 90 për qind shqiptarë dhe më pak se 6 për qind serbë.
“Sovraniteti i Serbisë ndaj Kosovës është vetëm në preambulën e Kushtetutës së saj. Duke mbetur rob i kësaj norme jashtë realitetit, shteti po pëson vetëm humbej të mëdha, edhe politike edhe zhvillimore”, ka thënë Vuk Drashkoviq në shkrimin autorial në gazetën e sotme “Blic” të Beogradit .
Qoftë dhe me vonesë, ka thënë ai, ta pranojmë dokumentin e Ahtisaarit si themel të vazhdimit dialogut të Brukselit me shqiptarët.
“Ta nënshkruajmë marrëveshjen për normalizim të gjithanshëm me ta. Armiqësia shuhet me miqësi “, ka thënë Drashkoviq.
Lideri i SPO -së ka theksuar se me planin e Ahtisaarit, ndër të tjera propozohet se Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë dh asnjë territori jashtë Kosovës, se gjuha serbe e cirilikja të janë të barabarta me gjuhën dhe me shkrimin shqip në gjithë territorin e Kosovës, se kishat dha manastiret serbe të jenë “pronë e Kishës ortodokse serbe me seli në Beograd, se serbët e Kosovës mund të jenë edhe shtetas të Serbisë, se deputetë serbë në parlament kanë të drejtën e vetos në çdo ligj që do të rrezikonte të drejtat e tyre kombëtare, fetare ose qytetare...