Në qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF ) në Mitrovicë është bërë dorëzim-pranimi i detyrës së drejtorit të ri të kësaj qendre. Dr. Fevzi Sylejmani, e ka pranuar detyrën e drejtorit nga drejtori i deritashëm i QKMF-së, Vllaznim Hoti, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani dhe drejtorë tjerë komunal.
Bahtiri me këtë rast falënderoi të gjithë personelin shëndetësor të QKMF-së për punën e ë palodhshme dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarë.
“Është kënaqësi të jem pjesë e kësaj ceremonie andaj fillimisht dua të falënderoj Vllaznim Hotin, drejtorin e deritanishëm për angazhimin dhe punën e tij të palodhshme gjatë këtyre viteve. Shpresoj që kjo punë e mirë do të vazhdoj edhe më tutje. Është mirë që të vazhdoni të jeni të përkushtuar maksimalisht në ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve e sidomos gjatë këtyre muajve kur kemi edhe vizita të shumta nga bashkatdhetarët tanë që punojnë jashtë vendit. Ata duhet të jenë të kënaqur me shëndetësinë tonë dhe të kenë mbresa të mira se vendi ynë është duke shkuar rrugës së duhur. Ne si komunë e kemi prioritet shëndetësinë, andaj edhe jemi duke bërë më të mirën që qytetarët të marrin shërbime të duhura dhe profesionale shëndetësore në të gjitha qendrat shëndetësore. Komuna në të ardhmen do të ndërtojë edhe qendra të reja shëndetësore, ambulanten specialistike, projekte këto që shpresojmë se do të fillojnë së implementuari sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Bahtiri.
Drejtoresha e Shëndetësisë, Ereska Hasanaj Barani, në emër të saj dhe qytetarëve të Komunës, ka falënderuar gjithë stafin e QKMF-së për punën e palodhshme që po bënë.
Edhe
QKMF në Mitrovicë pajiset me rëntgen digjital
”Sot dua të falënderoj gjithë stafin e QKMF-së për punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin tuaj që të ndihmoni qytetarët mitrovicas me shërbime profesionale. Me lejoni të ju them se do të keni mbështetjen time të plotë dhe të institucioneve komunale në arritjen e objektivave tuaja”, ka thënë Barani.
Ndërsa Fevzi Sylejmani premtoi që do të japë angazhim e tij dhe tërë stafit shëndetësorë në ngritje të kualitetit të shërbimeve mjekësorë.