Dorëzimi i dosjeve të pakompletuara nga kandidatët ka bërë që për herë të dytë të dështojë konkursi për drejtor menaxhues në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), shkruan sot “Koha Ditore”.
Shkaku i kësaj, që nga fillimi i muajit qershor, kjo ndërmarrje ka mbetur pa drejtor, pas dorëheqjes nga kjo pozitë të Arben Gjukës.
Fillimisht, Bordi i kësaj ndërmarrjeje kishte shpallur konkurs për këtë pozitë në prill të këtij viti, por Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht Njësia për monitorimin e ndërmarrjeve publike, përmes një opinioni dërguar Bordit kishte kërkuar që të rishqyrtohej vendimi për konkursin e shpallur më 4 prill për drejtor menaxhues, zyrtar të auditimit të brendshëm, drejtor ekzekutiv Financiar dhe këshilltar të përgjithshëm/sekretar të KEK-ut.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)