Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është cilësuar si kriter i tepërt për liberalizimin e vizave për kosovarët nga kryeministri Isa Mustafa.
Ai tha se këtë ua ka bërë me dije edhe përfaqësuesve të vendeve të BE-së gjatë kongresit të Partive Popullore Evropiane në Maltë, raporton KTV.
Ndërsa ka kërkuar që ky kriter të modifikohet dhe të mundësohet që kosovarët fillimisht të lëvizin lirshëm e më pas të zgjidhin çështjen e demarkacionit.
E megjithëse nuk ka saktësuar ndonjë datë, Mustafa ka shtuar se janë duke i kryer përgatitjet dhe pas rishqyrtimit në Qeveri, projektligji për demarkacionin do të kthehet për votim në Kuvend.
I pari i ekzekutivit e ka paralajmëruar ministrin Dalibor Jevtiq se nëse nuk jep dorëheqje, do të shkarkohet, për shkak të hetimeve të nisura ndaj tij.
Dorëzohet Mustafa - kërkon heqjen e... by kohanet
-
Mustafa në Bruksel do të kërkojë liberalizim me kusht për Kosovën
-
Mustafa: Po shfrytëzohet dialogu për ta kushtëzuar liberalizimin e vizave
-
Thaçi kërkon ratifikimin e demarkacionit për liberalizim vizash
-
Qeveria i kërkon BE-së fleksibilitet rreth demarkacionit
-
Dërgimi i demarkacionit në Arbitrazh mund ta ndryshojë situatën për liberalizim