Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99 për herë të shtatë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, disa kallëzime penale kundër kriminele serbe.
Shkendije Hoda, udhëheqëse e këtij grupi tha se sot kanë dorëzuar të shtatin kontingjent me 61 dosje me rreth 100 dëshmi, raporton KP.
Sipas saj, dorëzimi i këtyre dosjeve ka pasur efekt, pasi që policia e Gjakovës ka filluar të marrë në pyetje dëshmitarët.
Ajo tutje deklaroi se dorëzimin e dëshmive do ta bëjnë edhe viteve të ardhshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Dorëzohen edhe rreth 100 kallëzime penale për krimet e Serbisë
-
Njëqind padi të tjera për vrasjet dhe masakrat e kryera në Gjakovë
-
Dorëzohen 80 kallëzime penale për krime lufte, një për dhunë seksuale
-
Një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës ngre padi ndaj tre serbëve
-
Të premten dorëzohen në Polici kallëzime penale për krimet e kryera nga serbët