Arbëri

Dorëhiqet Arben Bislimi nga u.d. i drejtorit të Onkologjisë

Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje të mërkurën nga pozita e u.d. të drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, njoftoi për KOHËN Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Sipas SHSKUK-së, Bislimi është dorëhequr për shkaqe personale, ndërsa së shpejti do të caktohet ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të kësaj klinike.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, thuhet në njoftim.

KOHA e ka kontaktuar gjatë ditës Bislimin, por ai s’është përgjigjur në thirrjet.

Të mërkurën është shkarkuar kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi. Shkarkimi u bë me kërkesë së Anëtarëve të Kuvendit të OFK-së.