Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) kërkon dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shkak të deklarimeve të tij për veteranët e UÇK-së.
Kjo parti do të mbajë një protestë sonte në orën 19:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesën për shkarkimin e Muratit.
Në një konferencë për media, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj theksoi se kanë parë disa deklarata për të sulmuar dhe denigruar përpjekjen e një populli për çlirim.
“Pasi që ministri Murati nuk po flet lidhur me deklaratat e tij të dikurshme, është e qartë që për atë që e ka thënë atëherë, vazhdon të ketë mendim të njëjtë, ose po fshihet”, tha ai.
Sipas tij, Qeveria jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po e ushqen një qasje kundër UÇK-së.
Ndërsa Natyra Kuqi nga ky subjekt tha se ministri Murati nuk mund të jetë ministër i Kosovës që është çliruar nga UÇK-ja./KP
-
PSD-ja mban protestë më 6 korrik për të kërkuar shkarkimin e Muratit
-
Ministri Murati u kërkon falje luftëtarëve të UÇK-së
-
Molliqaj publikon numrin e ministrit, fton ndjekësit t’i shkruajnë privatisht
-
Murati: U konfirmua barrikadimi i opozitës me Listën Serbe kundër Kurtit
-
Murati: Vjedhja e votave ndodhte në bastione të PDK-së, para se VV-ja të hynte në garë