Kujtim Dobruna, drejtor i Iniciativës Ekonomike për Kosovën, vlerëson se vendit i është bërë shumë dëm me dy procese: me atë të negociatave për rregullim të bdrendshëm dhe me raportin e senatorit Dick Marty, mbi akuzat e të cilit u ngrit edhe Gjykata Speciale.
Dobruna, i ftuar në Deskun e KOHËS, tha se pas këtyre proceseve, investitorët nisën të ngrenë dyshime nëse duhet të investohet në Kosovë.
“Ata që nuk iu gëzuan përgjigjes së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, na futën fillimisht në negociata teknike, për t'u shndërruar më pas në negociata për rregullimin e brendshëm të Kosovës – dialogu. Nuk ka asgjë të keqe të dialogosh, por të dihet për çfarë. Fillimi ishte krejt tjetër prej asaj që pamë më pas. Ndodhi edhe një gjë tjetër, u publikua raporti me akuzat të llahtarshme ndaj udhëheqësisë politike të Kosovës, por flas për raportin e Dick Martyt, që hodhi një hije edhe ndaj luftës çlirimtare edhe mbi të arriturat dhe mbi shtetin e Kosovës. Kjo pati ndikim edhe në sferën ekonomike, pasi edhe investitorët e huaj me të cilët unë kisha kontakte dhe punoja, filluan të ngrenë shqetësimet e tyre se a ia vlen të investohet në një vend ku udhëheqësia e atij vendi ballafaqohet me aktakuza aq të rënda”, tha Dobruna.
-
Shala: Thaçi u ofroi dorëheqjen ndërkombëtarëve pas publikimit të raportit të Dick Martyt
-
Shtuni: Me pasoja të kushtueshme, pezullimi i Dialogut të planifikuar Strategjik
-
Përfaqësues të bizneseve numërojnë pasojat në ekonomi që ka lënë ngërçi politik
-
Zeka: Vonesa e formimit të institucioneve dëmton ekonominë dhe rëndon sektorin privat
-
Zeka: Raportet e Kosovës me SHBA-në janë përkeqësuar, qeveria të koordinohet për çdo veprim