Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Doktorantët e universiteteve të huaja kundër keqmenaxhimit të konkurseve në UP

Një letër e nënshkruar nga 13 doktorantë dhe staf akademik në universitete të ndryshme të Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shprehet shqetësimi për trajtimin që i bëhet profesorit të Fakultetit Filozofik, Arben Hajrullahu, i është drejtuar të enjten rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Në letrën që e ka siguruar gazeta kërkohet nga Universiteti i Prishtinës dhe nga institucionet e tjera përgjegjëse që të parandalojnë mundësinë e keqpërdorimit të konkursit publik në rastin e Hajrullahut, si dhe të të gjitha rasteve të tjera të tilla në UP, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi njoftuar se profesor Hajrullahu po pengohet të rizgjidhet profesor i rregullt, ngase ndaj tij po aplikohet zbatim i dyshimtë dhe jo i njëtrajtshëm i procedurave. Ne kërkojmë nga Universiteti i Prishtinës dhe nga institucionet e tjera përgjegjëse që të parandalojnë mundësinë e keqpërdorimit të konkursit publik në rastin e profesor Hajrullahut, si dhe të të gjitha rasteve të tjera të tilla në Universitetin e Prishtinës. Fatkeqësisht, raste të tilla janë zhgënjyese për studiuesit e ndershëm dhe nuk e ndihmojnë ‘kthimin e trurit’ në Kosovë”, thuhet në letër.

Për rastin e Hajrullahut, “Koha Ditore” ka shkruar në muajin shkurt të këtij viti.

Ai nga viti 2006 punon në Fakultetin Filozofik si profesor asistent, ndërsa më 2011 është zgjedhur profesor i asociuar. Por në konkursin për zgjedhjen e personelit akademik, më 2016, derisa dy anëtarë të komisionit kishin vendosur në favor që Hajrullahu të zgjidhej profesor i rregullt, mendim të kundërt kishte dhënë anëtari i tretë, me arsyen se kandidatit i mungon diploma bachelor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.