13 profesorë kosovarë që ligjërojnë nëpër universitete të ndryshme nëpër botë, kanë nënshkruar një peticion në mbështetje të profesorit universitar Arben Hajrullahu.
“Ne të poshtëshënuarit, doktorantë dhe staf akademik në Universitete të ndryshme të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes kësaj letre shprehim shqetësimin tonë lidhur me trajtimin e Profesor Arben Hajrullahut nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës. Ai po pengohet të rizgjedhet profesor i rregullt ngase ndaj tij po aplikohet zbatim i dyshimtë dhe jo i njëtrajtshëm i procedurave. Kërkojmë nga Universiteti dhe institucionet tjera përgjegjëse që të parandalojnë mundësinë e keqpërdorimit të konkursit publik në rastin e Hajrullahut, si dhe të të gjitha rasteve tjera të tilla në UP. Fatkeqësisht, raste të tilla janë zhgënjyese për studiuesit e ndershëm dhe nuk e ndihmojnë ‘kthimin e trurit’ në Kosovë”, thuhet .
Ata shprehin shqetësimin për kanosjen e integritetit dhe reputacionit akademik të Hajrullahut, një bartësi të titullit Magjistër dhe Doktor shkence nga Universiteti i Vjenës
-
Doktorantët e universiteteve të huaja kundër keqmenaxhimit të konkurseve në UP
-
Profesorë e intelektualë në mbrojtje të profesor Hajrullahut
-
Demokracia Studentore: Klanet që po menaxhojnë UP-në, të dëmshme për studentët dhe vendin
-
Një mijë studentë më shumë këtë vit në Universitetin e Prishtinës, katër prej tyre nga diaspora
-
KE-ja hedh poshtë pretendimet se rektori Hajrullahu bëri shkelje, Hasani e quan vendimin joligjor