Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Doganierët dhe policia e Kosovës në pikëkalimet kufitare në veri

10:40 - Policët e Kosovës kanë shkuar në detyrë në kufirin në veri të Kosovës, ashtu siç kanë qenë të caktuar me detyrë zyrtare.

Kështu ka njoftuar Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës, pas raportimeve se serbët kishin bllokuar rrugën në fshatin Rudare të Zveçanit, duke ia pamundësuar shkuarjen në punë policëve dhe doganierëve.

Përpos policëve, edhe doganierët kanë shkuar në dy pikat në veri të vendit pa ndonjë problem, raporton KTV. Zëvendësimi i ekipeve atje është bërë sipas orarit të paraparë.


Serbët bllokojnë rrugët në veri, policët dhe doganierët s’mund të shkojnë në punë

Policët dhe doganierët të cilët sot kanë qenë dashur të shkojnë në punë në kufi në veri të Kosovës, nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë.

Kjo për shkak të bllokadës në fshatin Rudare të Zveçanit, të cilën serbët e kanë vendosur që nga mbrëmë, raporton KP.

Edhe Serbët në veri, të detyruar të dalin në barrikada Arbëri Serbët në veri, të detyruar të dalin në barrikada

Vendosja e barrikadave ka ndodhur për shkak të arrestimit të djeshëm të shefit të Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Metoda të tilla të bllokimit të rrugëve nga ana e serbëve janë të njohura gjatë periudhave të mëhershme, derisa në atë kohë policët dhe doganierët janë dërguar në punë nga KFOR-i.