Dogana e Kosovës ka zënë mall të kontrabanduar në vlerë të 10 mijë eurove, gjatë së mbrëmjes të së hënës, në Komunën e Zubin Potokut.
Nga njësitet anti- kontrabandë treguan për KTV-në se 95 për qind e mallit të kontrabanduar, është prodhim serb.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tyre pesë-kilometërshi i vijës kufitare që ndan Kosovën me Serbinë, në veri të vendit, ende po mbetet pikë kritike për luftimin e kontrabandës.
Numri i rasteve në tentim për kontrabandë është dyfishuar pas datës 21 nëntor, kur edhe është vënë masa 100 për qind ndaj produkteve.
Që nga ajo kohë, vlera e përafërt e mallit të zënë është 116 mijë euro, ndërsa taksa totale 136 mijë euro.
Drejtori i Doganës, Bahri Berisha, edhe pse nuk e ka vlerësuar shqetësuese sasinë e mallit të zënë në tentim për shmangie të autoriteteve kontrolluese, ka thënë se është kërkuar që të rriten burimet njerëzore në terren.