Që nga koha kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina (më 21 nëntor, 2018), në vazhdimësi është shtruar edhe dilema e rritjes së kontrabandës me mallra, sidomos nga Serbia.
Por, sipas Doganës së Kosovës dhe Policisë Kufitare, taksa nuk ka ndikuar në rritjen e nivelit të kontrabandës nga këto shtete. Ndërkaq, përfaqësues të komunitetit të biznesit thonë se kontrabanda si dukuri është e pranishme, por jo në nivel shqetësues.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për Radion Evropa e Lirë se kohët e fundit, e sidomos pas vendosjes së taksës, Dogana ka vërejtur se ka rënie të kontrabandimit të mallrave.
“Në aspektin e kontrabandimit të mallrave ne kemi parë një ulje të kontrabandës edhe pse përkundër marrjes së masës mbrojtëse prej 100% nga Qeveria e Kosovës nga data 21 janar, ne kemi pritur një tendencë të rritjes së kontrabandës, por fatmirësisht falë angazhimit dhe punës së Doganës nuk kemi vërejtur se ka rritje të theksuar të kontrabandës”, tha Stavileci.
Para vendosjes së taksës, statistikat tregonin se Serbia printe për kah eksporti i mallrave në Kosovë. Ky eksport arrinte në vlerë deri në 1 milion euro në ditë. Andaj, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për imponimin e taksës 100 për qind ndaj të gjitha importeve nga Serbia, dyshimet ishin se kontrabanda mund të rritej si dukuri.
-
Pas taksës, ndryshon lloji i mallrave të kontrabanduara nga Serbia
-
Taksa nuk i pakëson mallrat serbe në Kosovë
-
Serbia nuk është as në 10 vendet e para nga të cilat importon Kosova, rritet eksporti
-
Rritet kontrabanda më 2019-n, vlera e mallrave të kapura shkon në 10 mln euro
-
Berisha: Taksa rriti kontrabandën, brenda vitit konfiskuam 10 milionë euro mall