Dogana e Kosovës ka thënë të enjten se deri tash sivjet ka mbledhur 500 milionë euro, apo 18 për qind më shumë (78 milionë euro) krahasuar me mbledhjen e të hyrave të vitit të kaluar. Grumbullimi i kësaj shume, sipas Doganës, e tejkalon edhe projeksionin prej 6 për qind për këtë vit fiskal.
“Këto të hyra janë mbledhur edhe pse efekti në lirimet e taksave sipas vendimeve të Qeverisë për importin për prodhuesit dhe thellimi i lirimeve nga marrëveshjet e tregtisë së lirë janë thelluar dukshëm. Në këtë periudhë janë liruar 79 milion euro taksa të kësaj kategorie apo 21 milion më shumë se viti paraprak”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Sipas Doganës, ka pasur progres në lehtësimin e tregtisë, sidomos me funksionalizimin e zhdoganimit në portin e Durrësit dhe terminaleve shtetërore.
“Ky progres ka rezultuar në një kursim të konsiderueshëm të kostos prej 4.3 milionë euro gjatë periudhës tre mujore, ndërsa që sipas trendit të progresit, ne parashikojmë që ky kursim të përshkallëzohet, duke arritur deri në 20 milionë euro deri në fund të vitit, duke optimizuar më tej proceset tona tregtare dhe duke përmirësuar rritjen ekonomike e njëkohësisht duke ndikuar në uljen e çmimit tek konsumatori”, thuhet në njoftim.
-
Dogana, 1.3 miliardë euro të hyra apo rreth 71 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar
-
Dogana: Afër 2 miliardë euro të hyra dhe performancë rekord në 2025
-
Dogana e Kosovës: 2024-ta përmbyllet me mbi 1 miliardë e 823 milionë euro të hyra
-
Dogana e Kosovës me të hyra rekord me mbi 1.5 miliardë euro
-
Dogana njofton për mbi 1 miliard euro të hyra deri në gusht