Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 700 milionë euro të hyra, nga 1 janari deri më dje, 26 korrik.
Sipas njoftimit të Doganës, kjo është hera e parë që tejkalohet 700-milionëshi për këtë periudhë të vitit dhe paraqet rritje të madhe krahasuar me vitin e shkuar.
“Dogana e Kosovë sot ka tejkaluar 700 milionë euro te hyra dhe kjo paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave. Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milionë euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% më shumë, pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milionë”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Dogana e Kosovës me të hyra rekord me mbi 1.5 miliardë euro
-
Dogana rekord të hyrash deri në mes të majit – 500 milionë euro
-
Dogana për herë të parë grumbullon 500 mln € në 5 muajt e parë të vitit
-
Dogana, 1.3 miliardë euro të hyra apo rreth 71 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar
-
Dogana: Afër 2 miliardë euro të hyra dhe performancë rekord në 2025