Në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e kontrabandës, gjatë javës së kaluar zyrtarët doganorë kanë ndërmarr një mori aktivitetesh në të gjithë territorin e Kosovës.
ka rritur numrin e kontrolleve fizike ndaj automjeteve, mallrave dhe personave.
“Gjatë kësaj kohe janë ushtruar 507 aktivitete në tërësi duke filluar nga kontrollimet si dhe deri tek patrullimet. Rritja e kontrolleve dhe patrullimeve ka rezultuar me 18 kundërvajtje si të personave fizikë po ashtu edhe të subjekteve juridike”, thuhet në një njoftim të Doganës së Kosovës.

Këto aktivitete, sipas Doganës, kanë rezultuar me zbulimin e 18 rasteve të mallrave të dyshimta kontrabandë, kryesisht pije alkoolike dhe jo-alkoolike, ushqime të gatshme dhe teknikë të ndryshme, vlera e të cilave është 25 mijë euro.

Gjithashtu, siç e parashohin dispozitat relevante ligjore, është aplikuar masa e sekuestrimit të automjeteve transportuese në sasi prej 2 copë.
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Dogana zbulon 23 mijë euro të padeklaruara Merdar
-
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
-
Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro