Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dogana grumbulloi mbi 185 milionë euro në dy muajt e parë të vitit

Dogana

Dogana e Kosovës / Ilustrim

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në dy muajt e parë të vitit 2022, ka grumbulluar 185.3 milionë euro, mbi 26 milionë më shumë apo 16.5 për qind më tepër, se në dy muajt e parë të vitit 2021.

“Trendi pozitiv që Dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdoj të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet në komunikatë të Doganës.

Image