Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai po e destabilizon Kosovën.
Ai ka thënë se Kurti duhet të ndalojë së bëri këtë dhe se gjithë Ballkani do të jetë i qetë atëherë.
Dodik i pyetur nga agjencia e Republika Sërpskas, SRNA, për komentet e Kurtit se “Republika Sërpska është një kërcënim për Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar se këto janë të pritshme nga një “kryeministër i rrejshëm i një shteti të rrejshëm”.
“I njohur si një person që nuk respekton marrëveshjet dhe që destabilizon krahinën jugore serbe herë pas here, ai tashmë i ka dhënë vetes të drejtën të japë mësime për rajon. Më mençur do të ishte të thoshte se Republika Sërpska duhet të ketë statusin e njëjtë si Kosova, pasi tashmë ka komentuar për Republika Sërpskan”, ka thënë Dodik.
-
Dodiku kundër vizitës së Kurtit në Sarajevë, e quan provokim
-
Kurti: Përpjekjet e Serbisë për minim të sovranitetit të Kosovës, kërcënim serioz
-
Kurti flet për arrestimin e Popoviqit, e akuzon Serbinë për nxitje të tensioneve
-
Rubio: Veprimet e Dodikut destabilizuese, partnerët në rajon t’i dalin kundër
-
Kurti takon dy anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, reagojnë Dodik e Gjuriq