Periudha e ngritjes së çmimeve do të jetë e gjatë dhe Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë, ka thënë Kujtim Dobruna, ekspert i ekonomisë i cili jeton dhe vepron në Vienë të Austrisë.
Dobruna ka thënë për “60 Minuta” të KTV-së, se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit natyror do të qojnë edhe më tutje në rritjen e çmimeve të një vargu të produkteve.
“Rritja e çmimeve të naftës dhe gazit natyror kanë çuar dhe do të qojnë më tutje në rritjen e çmimeve të një vargu të produkteve që varen nga transporti dhe çmimi i naftës. Sot çmimi i naftës ka prekur shifrën prej 130 dollarë për fuçi që është një vlerë jashtëzakonisht e lartë. Sipas kësaj ne do të kemi një rritje të inflacionit në vazhdimësi në tërë botën. Vendimi i djeshëm i SHBA-së për të ndërprerë furnizimin dhe blerjen e gazit dhe naftës ruse, sigurisht se do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të naftës. Duhet të përgatitemi për një periudhë të gjatë, të gjithë indikatorët tregojnë se periudha e ngritjes së çmimeve do të jetë e gjatë dhe do të ketë ndikim edhe në ekonominë e Kosovës”, ka thënë Dobruna.
Sipas tij, shumica e vendeve evropianeve që janë të varura drejtpërdrejtë nga gazi rus dhe çuditërisht kanë pak rezerva në kapacitetet e tyre.
Dobruna ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të mendojë të gjejë mënyra për t’ia lehtësuar qytetarëve barrën nga ngritja e çmimeve.
“Duhet të mendohet se cilat janë mënyrat për të lehtësuar tek qytetarët barrën e cila do të vijë me inflacioni dhe këtu duhet parë në veçanti se çfarë masash mund të merren sa i përket shportës bazë pasi produktet agrare janë duke u shtrenjtuar dhe do të shtrenjtohen edhe më shumë dhe kjo do ta dobësojë fuqinë blerëse të qytetarëve”, është shprehur Dobruna.
-
Çmimi i naftës i afrohet rekordit, Qeverisë i kërkohet të veprojë
-
Hoti kritikon Qeverinë: Rritja e çmimit të energjisë dhe naftës po rëndon qytetarët
-
Inflacioni në maj rritet për 6.8 për qind
-
Dobruna alarmon për krizë dramatike ekonomike
-
Kriza me naftën prodhon efekt zinxhiror, pasojat pritet të ndihen më vonë