Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim mirënjohës ambasadoren e deritashme të Kosovës në Hagë, Vjosa Dobruna, për ta falënderuar për punën që ka bërë.
“Përfaqësimi politik dhe diplomatik i Kosovës në vendet perëndimore është tejet i rëndësishëm. Puna e Vjosa Dobrunas për 4 vite si Ambasadore në Hagë është kontribut i çmueshëm për diplomacinë kosovare. Në takimin e sotëm, që e zhvillova me zonjën Dobruna, e falënderova atë për angazhimin profesional deri tani, duke i shprehur nevojën dhe interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që roli dhe përvoja e saj, të vazhdojnë të shërbejnë për interesat institucionale të vendit”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
KosovaPress mëson se pas saj në pozitën e ambasadorit në Hagë do të shkojë ambasadori i deritashëm i Kosovës në Londër, Lirim Grajqevci.
-
Kosova mirënjohëse ndaj Hungarisë për mbështetjen e proceseve shtetndërtuese të saj
-
Kryeministri në detyrë u takua me ambasadoren e re të Francës
-
Haradinaj thotë se Kosova ka vullnet të thellojë bashkëpunimet me Norvegjinë
-
Haradinaj priti në takim lamtumirës Kapitanoviqin: Kroacia shembull që duhet ndjekur
-
“Norvegjia do të jetë përkrahëse e sinqertë e Kosovës”