Demokracia në Veprim (DnV), ka lansuar sot zyrtarisht fushatën vetëdijësuese “#AsUnë nuk do të votojë për kandidatë të korruptuar”.
Qëllimi i kësaj fushate është të ndikojë tek partitë politike që të mos përfshijnë në listat zgjedhore kandidatë të përfshirë në dukuri korruptive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo organizatë joqeveritare ka ftuar që të mos votojnë kandidatët e korruptuar në rast se ata përfshihen në listat zgjedhore për deputetë.
DnV ka bërë të gjitha përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Kjo OJQ ka angazhuar 2700 vëzhgues.
