Millan Kovaçeviq (25) nga Suhogërlla e Skenderajt, mbrëmë në Llapnasellë afër Prishtinës, gjatë takimit të serbëve të kësaj ane me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rrëfeu, siç e cilëson e përditshmja e Beogradit “Novosti”, tregimin e vet mallëngjyes, transmeton Koha.net. Dolën edhe njerëz të mirë që i ofruan ndihmën e papritur.
"Kam pasur babanë... Ma vranë shqiptarët derisa po ruante bagëtinë, vetëm pse ishte serb... Unë isha vetëm shtatë vjeç, e mbaj në mend kur e sollën në shtëpi të plagosur, - përshkruan kjo gazetë me patetikë fillimin e rrëfimit të Millanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo-Nga se jeton Millan, çfarë dëshiron, me çka dëshiron të të ndihmojmë që të mbetesh në Suhogërllë. – e kishte pyetur presidenti serb.
-Mendoja, president, të siguroj, të huazojë pesë-gjashtë lepuj...
- E çka bën, çfarë di të punosh – e pyet në vazhdim Vuçiq, shkruan kjo gazetë e njohur për inspirim të urrejtjes ndaj shqiptarëve, transmeton Koha.net.
-Çdo gjë! Punoj argat për 15 euro në ditë. Çdo punë! Mendoj për ata lepuj... Punoj edhe tokën, kohë më parë jam bërë me traktor...
-Të provojmë që të sigurojmë edhe kafshë, që të kesh me çka ta mbash familjen... Që të qëndroni në Kosovë.
-Do të ishte mirë, çfarëdo qoftë...
Pastaj në sallë në Llapnasellë arriti lajmi i mirë dhe i papritur – u paraqitën disa njerëz të mirë nga Brestovci i Baçkës (Serbi – sqarim ynë), dhe në vend të lepujve Millanit do t’i dhurojnë pesë keca femra!
-Tani Millan mund ta shtrembërosh shajkaçën (lloj kapuçi tipik i serbëve – sqarim yni), - iu drejtua djaloshit presidenti i Serbisë, shkruan kjo gazetë.
Dhe Millani pastaj shtrembëroi shajkaçën midis sallës.
I kënaqur edhe me atë pak jetesë që kanë serbët në Kosovë e Metohi, përfundon shkrimin “Novosti”, transmeton Koha.net