Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi në rrjetet sociale ka postuar një foto në të cilën lë të kuptohet se Qeveria Kurti u rrëzua nga babai i tij.
Ai ka publikuar foton e presidentit Thaçi, i cili ditë më parë kishte shkruar në një postim në Facebook se është, “koha e krasitjes së pipave të tepërt”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Endrit Thaçi kësaj fotoje i ka bashkuar edhe një foto të zvogëluar të kryeministrit Kurti, i cili sot u rrëzua përmes një mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja.
