Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Ditë zie sot në Gjilan

Tri vdekje nga COVID-19 janë regjistruar të shtunën në Komunën e Gjilanit, duke e çuar në tetë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në këtë komunë.

Shkaku i kësaj, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka shpallur të dielen zie.

“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejes me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shkruar ai në Facebook.