Dita Ndërkombëtare e Reduktimit të Katastrofave, cila përkujtohet çdo 13 tetor nuk ka tërhequr vëmendjen e institucioneve në Kosovë.
Deri më tani në Kosovë nuk është paraparë asnjë aktivitet për këtë ditë. Ndërkohë, gjatë këtij viti nëpër vende të ndryshme të botës janë shënuar një numër katastrofash me pasoja të rënda.
Përveçse janë shkaktuar shumë humbje njerëzore dhe vuajtje, sollën gjithashtu zvogëlimin e kapaciteteve dhe resurseve të tyre, ashtu edhe frenimin e zhvillimit ekonomik në ato vende.
Studimet e fundit në botë tregojnë që aktivitetet e reduktimit të rreziqeve kanë sjellë në fund të fundit kursime financiare. Kur fondet investohen në projekte për reduktimin e rreziqeve, qeveritë kursejnë shuma të konsiderueshme në kostot që duhen për përgjigje në raste katastrofash.
-
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
-
Rreziqet klimatike në Kosovë përplasen me pengesat politike
-
Raportimi i vetëvrasjeve në Kosovë: Mes informimit publik dhe ruajtjes së dinjitetit njerëzor
-
Afro 2500 tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Mbi 120 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë