Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dita Botërore e Ujit në kryeqytet u shënua me disa aktivitete

Green Art Center-Prishtina në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot kanë vazhduar aktivitetet për shënimin e 22 Marsit – Ditës Botërore të Ujit. Fushatë u zhvillua sot në Prishtinën, ku u organizuan një sërë aktivitetesh simbolike, të cilat u mbajtën në SHFMU “Shkolla e Gjelbër”.

Aktivitetet filluan me një fjalë hyrëse të drejtoreshës ekzekutive të GAC-it Merlina Beu Muçaj dhe vazhduan më pas me një ligjëratë të përgatitur nga ekologia e GAC-it, Andonita Buçinca.

Drejtoresha ekzekutive e GAC-it Merlina Beu Muçaj, ka njoftuar nxënësit për aktivitetet, të cilat bazohen pikërisht në kujdesin ndaj ujit dhe rëndësinë jetike që uji ka si për njerëzimin, po ashtu edhe për bimët, kafshët, tokën dhe të gjithë planetin tonë.

I pranishëm ishte edhe Faton Isufi , inxhinier nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë.

Pas përfundimit të pjesës së parë të aktivitetit, përfaqësuesit e Green Art Center-Prishtina, kanë shoqëruar nxënësit për në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ku janë pritur nga Agron Shala, përgjegjës i laboratorit të ujit. Ai para nxënësve ka demonstruar marrjen e mostrave të ujit në teren, analizat e ujit që bëhen si dhe ka shpjeguar aparaturat moderne dhe mjaft të sofistikuara për matjen e parametrave fiziko-kimike të ujit.

Edhe Në Ditën Botërore të Mjedisit fëmijët e kopshtit pikturojnë planetin që e duan LAJMET E MBRËMJES Në Ditën Botërore të Mjedisit fëmijët e kopshtit pikturojnë planetin që e duan

Vlen të theksohet interesimi mjaft i madh i nxënësve në lidhje me temat e trajtuara.

{gallery}