Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dita Botërore e Boshnjakëve, shënohet edhe në Kosovë

28 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve, me ç’rast te gjitha shtetet ku ky komunitet jeton organizojnë aktivitete për nder të kësaj dite dhe respektimit të vlerave dhe kulturës boshnjake.

Për festimin e kësaj dite sot me fillim nga ora 10:00 Zyra për Çështje të Komuniteteve e Qeverisë së Kosovës organizon koktej.

Institucionet kosovare vazhdimisht kanë shënuar këtë ditë duke dërguar urime për komunitetin boshnjak, së bashku me premtimet për shtet multikulturor dhe ku respekton vlerat e çdo komuniteti jo shumicë.