Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa vatra zjarri në Shqipëri ende problematike

Ministria e Mbrojtjes thotë ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në 4 qarqe të Shqipërisë.

Sipas raportit, në Vorfë të Shkodrës, terreni është shumë i vështirë për ndërhyrje nga toka dhe në një distancë rreth 4 orë në këmbë. Ndërsa në fshatin Flet, situata është qetësuar dhe po mbahet nën kontroll nga punonjësit e njësisë administrative Blerim dhe shërbimit pyjor.

Vatra e zjarrit që vazhdon të jetë problematike është në Majën e Zezë. Në terren po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjor. Në mbështetje të operacionit ka ndërhyrë edhe një helikopter holandez. Situata momentalisht paraqitet problematike pasi nga territori i bashkisë Pukë drejt Majës së Zezë është përhapur një vatër tjetër zjarri.

Qarku Shkodër

1.Bashkia Malësi e Madhe, vijon vatra e zjarrit në fshatin Vorfë, njësia administrative Gruemirë. Zjarri është larguar në drejtim të malit Maranajt në një sipërfaqe me pylli dhe shkurre. Terreni është shumë i thyer dhe i vështirë për ndërhyrje nga toka dhe në një distancë rreth 4 orë në këmbë. Për te vatra e zjarrit janë nisur vrojtues nga Shërbimi Pyjor. Rreziku nga stanet është larguar nga ndërhyrja e banorëve të zonës. Situata po monitorohet.

Edhe Shqipëria në telashe me zjarret, 11 vatra aktive Arbëri Shqipëria në telashe me zjarret, 11 vatra aktive

2.Bashkia Pukë, në vatrën e zjarrit në Qershizë, Fushë Kumulli, po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor. Situata është nën kontroll.

3.Bashkia Fushë Arrëz, në vatrën e zjarrit në fshatin Flet situata është e qetë, perimetri i zonës së djegur po monitorohet dhe mbahet nën kontroll nga punonjësit e njësisë administrative Blerim dhe shërbimit pyjor.

Në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë Mali, zjarri u vu nën kontroll nga helikopteri holandez dhe nuk ka problem për banesat. Vatra po monitorohet nga zjarrfikësit lokale.

Qarku Kukës

Në Majën e Rrunës, në vendin e quajtur “Laku i Thive” njësia administrative Malzi, vatra e zjarrit vazhdon të jetë problematike në Majën e Zezë. Në terren po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjor. Në mbështetje të operacionit ka ndërhyrë edhe një helikopter holandez. Situata momentalisht paraqitet problematike pasi nga territori i bashkisë Pukë drejt Majës së Zezë është përhapur një vatër tjetër zjarri.

Edhe 21 vatra zjarri në Shqipëri, 11 ende aktive, tri të tjera në monitorim Arbëri 21 vatra zjarri në Shqipëri, 11 ende aktive, tri të tjera në monitorim

Në fshati Morinë, zona Korab – Koritnik zjarri është izoluar plotësisht. Po mbahet nën monitorim nga punonjës të AdZM Kukës

Qarku Lezhë

Vatra e zjarrit në fshatin Katund të Vjetër, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë është nën kontroll, po monitorohet nga specialistë të pyjeve dhe banorët.

Vatra e zjarrit në lagjen Sage, fshati Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është nën kontroll pa rrezik për banesat. Me terren po punojnë forcat për zjarrfikje.

Edhe Situata me zjarre në Shqipëri vazhdon të jetë problematike Arbëri Situata me zjarre në Shqipëri vazhdon të jetë problematike

Qarku Dibër

Vatra e zjarrit në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë është izoluar plotësisht, zjarri vazhdon djegie të ngadaltë brenda perimetrit të përshkuar. Po monitorohet nga punonjës të njësisë administrative./tch