Diplomatët shqiptarë janë kundër ndryshimit të kufijve të Republikës së Kosovës. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë.
Këshilli i diplomatëve shpreh shqetësim për “qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i ‘korrigjimit të kufijve’ që sipas tij, kanë krijuar paqartësi në opinionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë reagim thuhet se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet qëndrimet zyrtare që ka pasur Shqipëria në kohë, të cilat kanë përjashtuar opsionin e korrigjimeve të kufijve për zgjidhjen e interesit kombëtar.
Më tej, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehet se institucionet e Kosovës përfaqësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, duhet të vazhdojnë me përgjegjësi këtë proces i cili është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajonin tonë.
DEKLARATA E PLOTË
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, po ndjek me vëmendje deklaratat e ditëve të fundit mbi ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke inkurajuar çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i “korrigjimit të kufijve”, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në opinionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptar.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet qëndrimet në vazhdimësi, zyrtare dhe publike të qeverive të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përjashtuar opsionin e korrigjimeve të kufijve për zgjidhjen e interesit kombëtar.
Fryma e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e negociatave duhet të jenë domosdoshmërisht në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të partnerëve strategjik SHBA dhe BE.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet gjithashtu institucionet e Kosovës përfaqësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, të vazhdojnë me përgjegjësi këtë proces i cili është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajonin tonë.
Përmbushja me sukses sfidave të brendshme që lidhet me zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e mirëqenies në Kosovë, është detyrë lidershipi politik dhe detyrim i patjetërsueshëm ndaj qytetarëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës.