Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaroi në mbrëmje se delimitimi i hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë është në interes të të dy vendeve.
Ministria shqiptare publikoi një deklaratë ku theksoi se interesi i të dy vendeve është si në përcaktimin përfundimtar të kufijve për ushtrimin e sovranitetit dhe të drejtave sovrane në këto hapësira, po ashtu edhe në drejtim të shfrytëzimit ekonomik të tyre.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2009. Në mungesë të një marrëveshje mes tyre, që prej vitit 2013 palët kanë kryer një sërë diskutimesh ekploratore për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë çështje” - tha ministria e jashtme e Shqipërisë, njofton VOA në gjuhën shqipe.
Sipas deklaratës, qëndrimi i palëkundur i palës shqiptare në këto diskutime ka qenë dhe mbetet lidhja e një marrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare bazuar në parimet e Konventës për të Drejtën e Detit ku të dy shtetet janë palë, praktikën ndërkombëtare, vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacionin e brendshëm që do të mundësojë një ndarje të drejtë dhe të pranueshme për të dy palët.
“Ky qëndrim i palëkundshëm është pika e nisjes për ekspertët që do të negociojnë me palën greke për këtë çështje. Çdo interpretim tjetër nga aktorët politikë është qëndrim dashakeq që synon të relativizojë, apo më keq, mohojë gabimet trashanike të së shkuarës” - deklaroi ministria e jashtme shqiptare.
Ajo i quajti të pabazuara reagimet e sotme në lidhje me procesin e diskutimeve në tërësi më Greqinë, e sidomos për çështjen e delimitimit të hapësirave detare.
Edhe
Greqia kërkon menjëherë 12 miljet e detit me Shqipërinë
Mediat shqiptare po transmetojnë sot gjithë kohën deklaratën e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në television grek ERT se Greqia do të përfitojë 12 milje det nga Shqipëria.
Kjo nxiti komente të shumta edhe nga partitë politike në Tiranë me deklarata dhe diskutime në grupet e deputetëve.
-
Zbulohet pakti me Greqinë, Shqipëria rivendos sovranitetin në pjesën detare që e humbi më 2009
-
Çështja e detit në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë
-
Ish-ministri Bushati zbulon negociatat me Greqinë për çështjen e delimitimit të kufirit detar
-
Greqia vulos zgjerimin me 12 milje të ujërave territorialë në detin Jon