Rreziku më i madh i sigurisë për Serbinë është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, ka thënë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq, dhe, siç ka theksuar ai, “statusi i pazgjidhur” i krahinës jugore”, transmeton Koha.net.
Ai, në një intervistë, për gazetën Beogradit “veçernje novosti” ka paralajmëruar formimin e njësisë së veçantë speciale për situata krize.
“Terrorizmi është armiku numër një i botës që na kërcënon edhe ne. Për këtë arsye do të themelojmë forca të armatosura efikase e të stërvitura që do të jenë një faktor i fuqishëm për t’iu bërë ballë të gjitha sfidave të sigurisë”, ka thënë Dikoviq duke shtuar se Ushtria e Serbisë është krejtësisht e gatshme për të mbrojtur qytetarët e vet nga të gjitha kërcënimet e rreziqet.
Ai ka përkujtuar se dikur ka ekzistuar korpusi i njësive speciale por që ishte shpërbërë në vitin 1999.
“Në Ballkan ekziston rrezik i madh nga nxitja e konflikteve dhe për këtë arsye, sipas tij, është me rëndësi që Serbia të ketë njësi që mund të reagojnë në mënyrë efikase në situata krize”.
Dikoviq, gjatë luftës në Kosovë ka udhëhequr një brigadë të ushtrisë serbe e cila akuzohet se ka bërë krime në disa fshatare të Drenicës.
-
Mojsiloviq: Ushtria serbe është e gatshme të ndërhyjë në Kosovë
-
Serbia ngre Ushtrinë e Policinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake
-
Daçiq thotë se kërkesa për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova është më tepër kërcënim, sesa gjë reale
-
Moska e konsideron “Ushtrinë e Kosovës kërcënim serioz për Ballkanin”
-
Vullin: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan