Vetura ‘Passat B5’, pronë e liderit të Iniciativës Qytetare ‘SDP’, Oliver Ivanoviqi, është djegur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se vetura dyshohet të jetë djegur qëllimisht nga persona të panjohur derisa ishte e parkuar para ndërtesës ku jeton Ivanoviq, përkatësisht në rrugën ‘Llolla Ribar’ në veri të Mitrovicës.
Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin, ndërsa policia është duke e hetuar rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Sllavko Simiqit të Listës Serbe i digjet vetura në Leposaviq
-
Vetura e djegur pas vrasjes së Ivanoviqit dyshohet se i takon një austriaku me origjinë serbe
-
Ivanoviq për djegien e veturës: Nuk pres asgjë nga Policia e Kosovës
-
Ivanoviq për djegien e veturës: Nuk pres asgjë nga Policia e Kosovës
-
Oliver Ivanoviq bën fajtor politikën për djegien e veturës së tij