Kontejnerët e rinj nga plastika, që janë vendosur në lagjet e Prizrenit vetëm disa ditë më parë, kanë filluar që të shkatërrohen nga persona të panjohur. Disa prej tyre janë djegur dhe kësisoj intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i domosdoshëm.
Një gjë e tillë ka detyruar kompaninë rajonale të mbeturinave “Ekoregjioni” që të reagojë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i ruajnë kontejnerët.
“KRM ‘Ekoregjioni’ – Njësia Operative në Prizren- njofton opinionin publik për djegien e kontejnerëve të plastikës, të cilat janë pronë e Komunës së Prizrenit dhe të cilat ishin vendosur gjatë javës ekologjike. Lusim qytetarët të jenë sa më të kujdesshëm në ruajtjen e kontejnerëve”, thuhet në reagimin e “Ekoregjionit”.
Zyrtarët e kësaj ndërmarrjeje publike përmes postimit në rrjetet sociale kanë shprehur qëndrimin se “kjo dukuri negative duhet të dënohet me ligj nga institucionet kompetente”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Policia dënon një grua në Prizren pasi i kishte lënë fëmijët në veturë në temperatura të larta
-
Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina
-
Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro
-
“Pastrimi” njofton për largimin e mbeturinave inerte e vëllimore në 3 lagje të Prishtinës
-
Dy të plagosur në Prizren, tre të dyshuar në kërkim policor