Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Digjen dy vetura në veri të Mitrovicës

Dy vetura janë djegur mbrëmë pas mesnatës, përkatësisht rreth orës 3:30 në rrugën ‘Lola Ribar’ në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, pasi që në vend ngjarje është gjetur një shishe që dyshohet të ketë qenë me benzinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri tani nuk dihen pronarët e këtyre veturave, si dhe as autorët dhe motivet e këtij akti.