Mot me diell e vranësira të pjesshme do të mbajë të martën në Kosovë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas parashikimit, në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull.
Minimalet e ditës do të lëvizin nga -3 në -1 gradë celsius.
Maksimalet do të lëvizin nga 7 deri në 11 gradë celsius.