Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diell dhe vranësira sot në Shqipëri

Foto: Koha

Moti sot në Shqipëri sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku mundësitë për reshje shiu sot janë të pakta. Megjithatë vranësirat do të rikthehen të dielën duke shtuar mundësitë për reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 14ºC.

Era do të fryj në drejtim Jugor me forcë valëzimi 4 ballë.