Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot kryesisht të kthjellët.

Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje gjatë pasdites.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11ºC në 21ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 27ºC dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 28ºC, njofton tch.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.