Takimi i Parisit mund edhe të mos ndodhë. Taksa ndaj mallrave nga Serbia ndali dialogun kur po shqyrtohej ndryshimi i kufijve. Bllokoi edhe procesin e nisur nga kancelarja gjermane dhe presidenti francez për t’i hequr kufijtë nga agjenda.
Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetues Delegacionin shtetëror për negociata me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ky delegacion ka qenë një përpjekje e dështuar për ta zgjidhur çështjen e përfaqësimit kosovar në këtë proces.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoli i presidentit në dialog mbetet i pandryshuar. E kryeministri, ndonëse asnjëherë nuk ka pasur interesim që të përfshihet në dialog, po e kontrollon atë ndryshe.
Në muajin maj, tha se, vazhdimi i dialogut, përkatësisht “i planeve për ndarje”, varet nga taksa.
“Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë. A i ra ashtu? Si të hiqni taksën unë thërras takimin. A përkthehet kështu. Veç hiqeni taksën se menjëherë ua ndaj Kosovën. Shyqyr Zotit kemi qëlluar në vend që i kemi lexuar këto projekte me kohë”, kishte thënë Haradinaj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)