Presidenti Hashim Thaçi ka rrokur bajrakun në procesin e dialogut me Serbinë, duke e drejtuar atë në një fazë tjetër, në kohën kur Kosova nuk i ka konstituuar ende institucionet e reja.
Për shefin e shtetit, faza e re nënkupton negociata të reja për një marrëveshje përfundimtare dhe për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore, shkruan sot “Koha Ditore”. Por Thaçi nuk ka treguar rrugën që do ta ndjekë deri në normalizim e as kornizën dialoguese të cilën synon ta implementojë.
Subjektet politike, me përjashtim të PDK-së dhe AAK-së që tani gjenden në koalicion, e kanë vlerësuar jokushtetuese tentativën e Thaçit për të instaluar një dialog tjetër me Serbinë.
Iniciativa e Thaçit po shihet edhe si përpjekje për t’u faktorizuar, në periudhën kur Kosova do të përballet me Gjykatën Speciale... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
-
Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në - rundi i parë të premten
-
Paralajmërohen protesta kundër Speciales
-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë
-
Bajrami në takim me Sorensenin: Progresi në dialog varet nga llogaridhënia e Serbisë për Banjskën