Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dialogu i dështuar nën mandatin e Mogherinit

Foto: Driton Paçarada / Koha

Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, nën mandatin e Federica Mogherinit, nuk duket në horizont.

Me gjithë deklaratat optimiste të shefes për Politikë të Jashtme dhe zyrtarëve të tjerë nga Brukseli se është e mundur që zgjidhja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet nga mesi i vitit 2019, sipas njohësve të rrethanave kjo nuk ka gjasa të ndodhë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Politologu Belul Beqaj ka thënë se as improvizimet eventuale nuk e shpëtojnë dialogun e udhëhequr nga Mogherini.

Edhe politologu Ramush Tahiri ka thënë se aktualisht BE-ja nuk ka interesim të madh për arritjen e marrëveshjes.

Edhe pse janë miratuar dy dokumente, Kosova deri më tani nuk ka folur me një zë në dialog. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)