Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (Pokret slobodnih građana - PSG) në Serbi ka vlerësuar se Beogradi e Prishtina zhvillojnë dialog të rremë dhe vetëm për mbajtjen e autokratëve në pushtet, transmeton Koha.net".
Në kumtesën e kësaj partie opozitare që udhëhiqet nga Sasha Jankoviq, të cilën përcjell “novi magazin” i Beogradit është vlerësuar se i vetmi dialog i zhvilluar që do të kishte kuptim, do të ishte ai që do të udhëhiqej nga pushtetet demokratike në Beograd e Prishtinë e të cilët, sipas kumtesës, nuk janë as në Serbi dhe as në Kosovë.
"Për këtë arsye episodet dramatike si tërheqja e Beogradit nga bisedimet pas arrestimit operistik të Marko Gjuriqit, ose tërheqja e platformës nga Haradinaj, nuk është asgjë tjetër pos marrëveshje dhe lojë e mirë ping-pongu e partnerëve të koalicionit me të cilën e mbajnë formën dhe e zgjasin agoninë nga e cila me decenie jetojnë shkëlqyeshëm këtë pushtet", thuhet ndër të tjera në kumtesë.