Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (Pokret slobodnih gragjana - PSG) ka përsëritur sot se hedh poshtë idenë për korrigjim kufijsh në Kosovë dhe ka vlerësuar se “politika e dështuar e Aleksandar Vuçiqit nuk guxon t’i kushtojë Serbisë me të ardhmen”, transmeton Koha.net.
“Dështimi i përpjekjes amatoreske e Aleksandar Vuçiqit për t’u bërë figurë historike duke vizatuar kufij të rinj nëpër Ballkan nuk guxon të përfundojë me vazhdimin e konfliktit kosovar”, ka vlerësuar me kumtesë kjo parti serbe duke shtuar se vetëm pushtetet demokratike në Beograd e në Prishtinë mund të arrijnë marrëveshje demokratike.
“Në Ballkanin e gërshetuar etnikisht, vetëm e ardhmja demokratike qytetare evropiane do të thotë paqe e prosperitet për njerëz”, ka vlerësuar kryetari i PSG-së Sasha Jankoviq, duke përkujtuar se kjo lëvizje e ka dhënë e para “vizionin e vet të zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe e para e ka hedhur poshtë kufizimin si jashtëzakonisht të rrezikshëm për njerëz dhe shtete”.
Në kumtesë theksohet se PSG do të vazhdojë të krijojë politika me të cilat pas ndërrimit të pushtetit autokratik, nga Serbia do të mundë të krijojë shtetin i cili, për të gjithë, e edhe për të rinjtë, do të jetë i dëshiruar për të jetuar.
-
BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë
-
Palokaj: Kosova ka përvoja se edhe kur ka pasur të drejtë, është përballur me pasoja për veprimet e bëra
-
Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiqit pas deklaratës për “spastrimin etnik të Kosovës”
-
Vuçiq: Deklarata e Paunoviqit s’e pasqyron vullnetin tim dhe politikën e qeverisë serbe
-
Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia