Qazim Majacit ka muaj që ka filluar t`i përkeqësohet shikimi dhe dëgjimi. Ai lëngon nga sëmundja e diabetit dhe ka tre vjet që rregullisht merr ilaçin bazë, insulinën.
Mirëpo, që kur ka filluar para një viti ta marrë insulinën e llojit “gensulin”, për të cilin Agjencia Kosovare për Produkte Mjekësore (AKPM) pati garantuar cilësi kur e ka regjistruar në listë esenciale, thotë se gjendja shëndetësore i është përshkallëzuar gradualisht, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjashtëdhjetë e dyvjeçari nga Podujeva, qe dy ditë është shtrirë në QKUK. Thotë se para se ta përdorte këtë bar, ka qenë mirë me shëndet. Vlerat e sheqerit thotë se i ka pasur stabile.
Ai ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet kompetente për futjen e këtij lloji të insulinës në treg farmaceutik. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.