Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, në sheshin Zahir Pajaziti po zhvillohet aktiviteti humanitar i dhurimit të gjakut.
Fadil Mahmuti, menaxher për marketing dhe informim pranë Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, tha për KosovaPress se ky aktivitet ka filluar në orën 10:00, dhe do të qëndrojë pranë sheshit “Zahir Pajaziti”, për aq sa do të ketë interesim të qytetarëve për të dhuruar gjak.
“Deri më tani kanë dhuruar gjak një numër i konsiderueshëm jo vetëm pjesëtarë të UÇK-së, por edhe qytetarë të cilët dëshirojnë të dhurojnë gjak, se me të vërtetë ka nevojë. Ky aktivitet po thuajse po e bëjmë për të dhjetën herë radhazi”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Veteranët marshojnë në kryeqytet, në 27-vjetorin e çlirimit
-
Shënohet Dita e çlirimit të Prishtinës
-
Maqedonci: UÇK-ja themel i Ushtrisë së tashme të Kosovës
-
Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat
-
Vdiq një person në Prishtinë, ishte plagosur nga arma e zjarrit