Në kohën kur Komuna e Malishevës është në karantinë, për shkak të prezencës së COVID-19, ku si pasojë furnizimi me ushqime është bërë më i vështirë për familjet në nevojë, klubi i futbollit “Malisheva, përkatësisht donatorët e klubit, kompanitë Patroni dhe ISP Broadcast”, kanë dhuruar të mërkurën, 10 mijë kilogramë miell për këto familje, njofton Komuna e Malishevës.
Sipas komunikatës së Zyrës për Informim, ky donacion është dorëzuar te Shtabi Emergjent lokal.
“Në emër të Komunës së Malishevës, i falënderoj donatorët për këtë ndihmë shumë domethënëse në këto momente jo të mira që jemi duke kaluar si komunë dhe si shtet”, ka thënë kryetari Ragip Begaj.
Ai ka bërë të ditur se shpërndarja e miellit do të bëhet në ditët në vijim, sipas listës së familjeve në asistencë sociale, transmeton KOHA.
Ndërkaq donatorët e sipërpërmendur kanë bërë të ditur se ky nuk do të jetë donacioni i fundit, pasi që do të vazhdojnë të sjellin edhe donacione tjera në ushqime dhe gjëra elementare për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës.
-
Zyra e OKB-së në Kosovë, ndihmon Komunën e Malishevës me mjete mbrojtëse kundër Covid-19
-
Komuna e Malishevës ndan 150 mijë euro për menaxhimin e situatës me Covid-19
-
Malisheva raporton se deri më tani nuk janë paraqitur raste të reja me COVID-19
-
Rreth 30 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Malishevë
-
Malisheva subvencionon 60 bujq