Policia e Kosovës njofton se në Rahovec, dje rreth orës 10:00, ka ndodhur një rast i dhunës familjare.
“Viktima femër shqiptare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje familjare është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj”, thuhet në raportin e PK-së.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.