Dhoma e Deputetëve miratoi projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri, që parashikon hapjen e dy kampeve të refugjatëve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilat raportojnë se ligjvënësit ishin të ndarë.
Mësohet se pro marrëveshjes votuan 155 deputetë, 115 ishin kundër dhe dy abstenuan.
Pas votimit, shumica e mirëpriti vendimin me duartrokitje. Tani projektligji në fjalë duhet të kalojë edhe në Senat, për të marrë miratimin.
Marrëveshja u nënshkrua pak muaj më parë midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni.
Ky pakt ka hasur në kundërshtime të forta të opozitës në të dy vendet, por edhe të një pjese të faktorit ndërkombëtar. /Euronews
-
Kuvendi i Shqipërisë voton sot për strehimin e migrantëve që presin për azil në Itali
-
Kushtetuesja i hap rrugë ratifikimit të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë
-
Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Italinë për menaxhim të refugjatëve
-
Në Romë po zhvillohet mbledhja mes qeverisë Meloni dhe Rama
-
Italia dërgon emigrantë në Shqipëri